Kuqezinjtë e Bundesligës, Abrashi dhe Mavraj në “vitrinë”

1477936332mavraj-abrashiNë prag të një ndeshjeje të rëndësishme kualifikuese si ajo ndaj Izraelit në nëntor, trajneri i kombëtares shqiptare Giani de Biasi vazhdon të marrë sinjale pozitive nga lojtarët e impenjuar në kampionatet europiane.

Dy prej emrave të kontigjentit të kuqezinjve që me të gjitha gjasat do të jenë edhe në listën e ardhshme kanë fituar me meritë një vend në formacionin e javës në Bundesliga.

Mërgim Mavraj dhe Amir Abrashi janë përfshirë në 11-shen më të mirë të javës e kjo falë formës fantastike që po kalojnë respektivisht te Kolni dhe Freiburgu.

Mbrojtësi kosovar ishte titullar si gjithmonë në fitoren e Kolnit 3-0 ndaj Hamburgut, pasi u tregua një digë në prapavijën e skuadrës së tij. Futbollisti i lindur në Gjermani po luan sezonin e dytë me Kolnin dhe ka zhvilluar deri tani 31 ndeshje.

Ndërkohë Amir Abrashi prej kohësh është kthyer në një pikë referimi te mesfusha e Freburgut, atje ku shkëlqeu edhe në sfidën e fundit të Bundesligës. Werder Bremen humbi ndaj miqve ndërsa lojtari kuqezi arriti të shënojë edhe një gol.

Në 11-shen më të mirë të javës në Bundesliga, Mavraj dhe Abrashi janë krah yjeve të tillë si Arjen Robben apo Robert Lewandowski.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!