Vetëplagoset me çifte 22-vjeçari. Armën e kishte pa leje

tmp_10039-Policia-shqiptare-1-620x358-1077803411Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj bënë ndalimin e shtetasit :
Oldian Kalemi, 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi:

Në vendlindjen e tij, fshati Zhapokikë, Memaliaj është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armë gjahu, të cilën e dispononte pa leje.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.