Nis “hakmarrja” greke, në Kakavijë kthehen mbi 100 shqiptarë brenda 24 orëve të fundit

kakavijeMbi 100 shtetas shqiptarë janë kthyer nga autoritetet greke në pikën kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit. Argumenti i përdorur ka qenë mungesa e dokumentave dhe fakti i mosdisponimit të një shume prej minimum 100 euro në ditë për të hyrë në zonën Shengen.

Por në fakt duket se kemi të bëjmë më një “hakmarrje” të Athinës pas zhvillimeve të fundit.

Kujtojmë debatet dhe deklaratat e forta për çështjen e prishjes së ndërtimeve në Himarë apo kërkesën e Shqipërisë për heqjen e ligjit të luftës. Kthimet e fundit në kufi të shqiptarëve, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ia shtruar si problem edhe drejtorit të përgjithshëm të policisë greke, Konstantinos Tsouvalas, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për këtë problem dhe nuk dihet dihet nëse “hakmarrja” greke do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme apo është thjesht një qëndrim i përkohshëm.