Ironia e fatit/ Viktima e aksidentit në Gjirokastër kishte humbur vëllain te i njëjti vend 20 vjet më parë

12321445_10208391488681569_3984937554142027304_nPersoni që shihni në foto është 32-vjeçari, Blerim Bizhga, i cili humbi jetën tragjikisht sot në një aksident automobilistik në Gjirokastër, pranë liqenit të Viroit.

Fatkeqësisht po afër këtij vendi, i riu kishte humbur vëllain në një tjetër aksident automobilistik. Aksidenti ndodhi duke u gdhirë dita e hënë.

Bizhga bashkë me shokun që kishte në makinë, Sokol Lushkaj, ndodhej në një prej lokaleve të Gjirokastrës nën shoqërinë e disa miqve të tyre. T ë dy po ktheheshin nga Gjirokastra për në Tepelenë.

Blerim Bizhga punonte në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Bashkinë Tepelenë, ndërsa shoku i tij i plagosur rëndë nga aksidenti shërbente si ushtar me pagesë në Forcat e Armatosura.  

Dyshohet se mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit mbi makinë, por edhe prej mjegullës dhe lagështirës në rrugë.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!