Sherri për një femër, shkak i përleshjes me thika në “18 Shtatori”

Policia e Gjirokstrës ka arrestuar mbrëmjen e sotme 16-vjeçarin N.K, banues në Gjirokastër, i cili goditi me mjete prerëse bashkëmoshatarin e tij, 17-vjeçarin XH.D, banues në Gjirokastër.

Mësohet se dy adoleshentët janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një femër. Ata janë shokë klase në gjimnazin “Asim Zeneli”.

Fillimisht sherri mes tyre nisi në rrjetin social Facebook dhe më pas degjeneroi në përplasje fizike një natë më larë në lagjen “18 Shtatori”. I plagosur ka mbetur mbetur edhe babai i 17-vjeçarit XH.D.

Në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes teksa pikasi babain e shokut, N.K ka plagosur me mjetin prerës edhe 45-vjeçarin A.D. Babë e bir u dërguan për mjekim në spitalin e Gjirokastrës, ndërkohë 16-vjeçari i arrestuar akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”./ArgjiroLajm.net