Tjetër shkarkim në Gjirokastër, ikën Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut

Shkarkimi i nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër nuk ka qenë e vetmja lëvizje sot në administratën publike në Gjirokastër.

Edhe në Këshillin e Qarkut ka pasur të larguar nga detyra. Kështu mësohet se është larguar Sekretari i Kristaq Lengo.

Në vend të tij është emëruar Theodhori Millo, i propozuar nga Aleanca për Shqipërinë Europiane (PS-LSI). Burimet thonë se Lengo ishte përfaqësues i PBDNJ në këtë post, ndërsa Millo ka marrë të gjitha votat e këshilltarëve të pranishëm në mbledhje.