Formulari i dekriminalizimit dhe CV-ja, kush është Vangjel Tavo (Dokumentet)

Vangjel Tavo kryeson listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun Gjirokastër njësoj si 4 vjet më parë.

Bashkë me kandidatë të tjerë ai ka depozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit dhe CV-në.

Vangjel Tavo rezulton me emër të pandryshuar dhe i padënuar me vendim të formës së prerë nga ndonjë gjykatë, brenda apo jashtë vendit.

Pyetjes se a ka jetuar jashtë Shqipërisë për më shumë se një muaj, Tavo i përgjigjet me po, duke shënuar edhe vendin ku ka jetuar, adresën dhe periudhën.

Bëhet fjalë për në Kanada, në periudhën 1 tetor 2009 deri më 1 qershor 2010. Më poshtë pjesë nga formulari i deputetit të LSI-së dhe CV-ja e tij.

/ArgjiroLajm.net/