Mafia e futbollit, Luftëtari nxjerr mesazhet. Tirana kërkon të blejë ndeshjen

Në prag të ndeshjes me Tiranën, klubi i Luftëtarit ka bërë një reagim të pazakontë në faqen e tij në Facebook, duke denoncuar përpjekjen për të blerë lojtarët në mënyrë që kjo ndjeshje të shkojë në favor të kryeqytetasve, të cilët sot kanë ndeshjen për “jetë a vdekje”, pasi nëse nuk fitojnë rrezikojnë të bien nga superliga.

Luftëtari thotë se do t’i dërgojë në prokurori të gjitha mesazhet që i janë dërguar futbollistëve të kulubit, por pa dhënë emra dhe detaje se kush kanë qenë këta që kanë shkruar.

Më poshtë postimi i plotë në faqen zyrtare të klubit gjirokastrit.

Ne Prokurori do te perfundojne mesazhet tuaja !! Qe ne mengjes telefonat e lojtareve kane qene mbi tavolinen e drejtuesve dhe te gjitha mesazhet do te perfundojne ne prokurori .NUMRAT QE KANE DERGUAR MESAZHE GJATE DITES SE SOTME NE PER TA SPECIFIKUAR NE VIBER PERVEC ASAJ PERGJIGJEJE QE KANE MARRE NE MESAZH DO TE SHKOJNE DHE NE PROKURORI TE MENDOSH SE MESAZHI KU KERKON TOLERIM NE VIBER NUK PERBEN PROVE PERVECSE NDYRESIRA TREGON QE JENI DHE INJORANT !

No automatic alt text available.