Gjirokastër, zyrtari kallëzohet në Prokurori, pasi lëshoi dokumentin që nuk i takonte

Një zyrtar i administratës publike në Gjirokastër është proceduar në Prokurori për ‘shpërdorim detyre’.

Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar ka kallëzuar 31-vjeçarin M.H, pasi mësohet se ai ka lëshuar një dokument që nuk i takonte ta jepte.

Institucioni ku punonte nuk bëhet me dije, por thuhet se hetimet ndaj tij janë zhvilluar me metoda proaktive.

Pritet që në ditët e ardhshme të hidhet më shumë dritë rreth kësaj ngjarje të ndodhur një ditë më parë.

/ArgjiroLajm.net/