Surprizat e motit, ja si do të jetë koha nesër

tiNëse ditën e nesërme e keni planifikuar ta kaloni pranë detit, atëherë dijeni se ujërat nuk do jenë të qeta, të paktën gjatë pasdites.

Sipas “Meteoalb”, bregdeti dhe zonat e ulëta mbeten me mot të kthjellët ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare parashikohet të ketë në zonat malore.

Edhe pasditja vijon e kthjellët në ultësirën perëndimore dhe zonat jugore, por vranësira të lehta do ketë në zonat malore.

Era mbetet problematike pas mesditës duke arritur shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor e për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, më e ndjeshme gjatë mesditës.