Sot martohet ministri Veliaj, ja detajet e dasmes ne kalane e Gjirokastres

erjon-620x330Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa do të lidhin martesë në një ceremoni madhështore që do zhvillohet sot në ambientet e Kalasë së Gjirokastrës. Pas 10 vitesh lidhje dhe 4 bashkëjetesë, çifti më në fund ka vendosur të kurorëzohet. 399 te ftuarit e dasmes jane vendosur ne qytetin e Gjirokastres nje dite me pare. Erionin dhe Ajolen do t’i lidhe ne martese miku i tyre pastor Genti.

Dasma do të zhvillohet me dy ceremoni, nje ne Gjirokaster dhe një darkë në Pezë, me miqtë dhe të afërmit e çiftit në datë 8 shtator. Përsa i përket darkës ajo do fillojë më një koktej që do nisë në orën 20:00.

Organizimi i dasmës në Gjirokastër është menduar nga Erioni si një akt promocioni i turizmit për qytetin. Gjirokastra do të kthehet në qytetin më të përfolur javën që vjen, me dasmën e çiftit Veliaj-Xoxa që është cilësuar si dasma e vitit.

Deri tani Ajola vetë ka zbuluar pak nga fustani i saj në Instagram, teksa Erioni e ka ripostuar duke shkruar “E konfirmoj”. Veliaj pritet t’i japë fund beqarisë në moshën 35-vjeçare, ndërsa Ajola në moshën 30-vjeçare.

Ata kanë rrëfyer se historia e tyre ka nisur duke lexuar shkrimet e njëri-tjetrit nëpër blogje dhe në atë kohë Ajola studionte në Francë.

Pas kësaj njohjeje virtuale çifti ka filluar t’i shkruajë njëri-tjetrit në privat, derisa Erioni udhëtoi në Paris për ta takuar dhe në vitin 2005 ata janë bërë të dashur. Ajola ka treguar se arsyeja që ajo la Francën përpara kohe, ishte pikërisht Erioni.