Luftëtari sjell në Gjirokastër një mbrojtës serb

Mbrojtësi serb Ivan Jakovljeviç është blerja e re e Luftëtarit, që blindon kështu mbrojtjen. Ish-lojtari i Flamurtarit ka firmosur për një vit e gjysmë, pra deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Luftëtari ka afruar deri tani zyrtarisht Jakovljeviçin, Bocajn, Ballën dhe Çekrezin , ndërsa mbrojtësi brazilian Marko Aurelio pritet të jetë përforcimi i 5-të. Po ashtu, pritet të vijë në huazim edhe mesfushori Alesio Hyseni nga Flamurtari. Nga ekipi gjirokastrit janë larguar ndërkohë Zguro, Zogaj e Brahimaj.

Me afrimin e Jakovljeviçit, për të cilin u interesua edhe Vllaznia, por edhe të brazilianit Marko Aurelio, i cili pritet të firmosë, gjirokastritët blindojnë mbrojtjen.