Spektakël në Gjirokastër, Luftëtari fiton 2 me 0 ndaj Skënderbeut

Luftëtari ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0, në takimin e vlefshëm për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.

Heroi i gjirokastritëve në këtë takim ka qenë padyshim Kristal Abazaj, i cili i shënoi dopietë skuadrës së “tij”, pasi kujtojmë që në përfundim të kampionatit si Abazaj ashtu edhe Bregu do të veshin fanellën e Skënderbeut. Korcarët e luajtën pjesën e dytë me 10 lojtarë.

Luftëtari me fitoren e sotme shkon në nivelin e 22 pikëve duke konsoliduar pozitat në renditje.