Brenda këtij viti spitali i Gjirokastrës do të ketë pajisjen e mamografisë

Spitali i Gjirokastrës do të përfitojë brenda këtij viti një shërbim të rëndësishëm për gratë dhe vajzat. Bëhet fjalë për instalimin e pajisjes që bën mamografinë. Lajmin e ka dhënë sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë ceremonisë së prezantimit të nismës “autoambulanca rozë”, që ka rrugëtuar nga Turqia në Shqipëri, do të ofrojë për 3 ditë shërbimin e mamografisë dhe paptestit falas për gratë në sheshin Skënderbej, nga mjekë turq dhe shqiptarë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal gjithashtu edhe te zgjerimi i programeve parandaluese të ofrimit të shërbimit në komunitet, aty ku janë nevojat, përmes mamografëve të lëvizshshëm në të gjithë vendin.

Vetëm në muajt e parë të këtij viti u kryen rreth 900 mamogafi, ndërsa në vit realizohen rreth 5 mijë mamografi falas përmes mamografëve të lëvizshëm në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër ne po fuqizojmë spitalet rajonale me aparaturat e nevojshme për ofrimin e shërbimit aty ku janë nevojat. Pesë mamografi të reja do të instalohen këtë vit në spitalet rajonale Durrës, Kukës, Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër”, tha Manastirliu.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!