Pas 20 vitesh nis pastrimi i kanalit kullues në Nepravishtë

Pas më shumë se 20 vitesh i lënë në harresë të plotë, në kanalin kullues dhe vaditës në zonën e Nepravishtës në Gjirokastër ka nisur puna për pastrimin edhe rehabilitimin e plotë të tij, duke i ardhur në ndihmë fermerëve të kësaj zone, për mbjelljet e reja në bujqësi që nisin në muajin maj.

Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj tha, se puna që kemi nisur në këtë vepër të rëndësishme të infrastrukturës bujqësore për ujitjen dhe kullimin, jo vetëm që ndikon në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe ul rrezikun nga përmbytjet. Për të kryer në kohë dhe me cilësi pastrimin dhe rehabilitimin e kanalit në Nepravishtë janë angazhuar tre mjete të rënda dhe specialistë të fushës.

Ndërhyrja rrënjësore në kanalin kullues si dhe në kolektorët kryesorë që po bëhet në gjithë fushën e kësaj zone, i shërben një komuniteti të gjerë fermerësh që merren me prodhimin bujqësor. Nepravishta është mes 12 fshatrave të qarkut Gjirokastër të përzgjedhur në programin për zhvillimin rural “100 fshatrat”.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!