Gjirokastër, gjendet i vetëvarur 33-vjeçari nga Mashkullora

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mashkullorë. 33-vjeçari Florjan Resuli është gjetur i pajetë nga familjarët nē katin e parë të banesës, pasi kishte kryer vetëvrasje. Nga të dhënat e para mësohet se babai i dy fëmijëve ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të vështirësive ekonomike. Për rreth tre muaj ai ishte larguar në Tiranē, por më pas u rikthye sërish në fshat. Policia e Gjirokastrës s’ka reaguar ende për ngjarjen.