Të bllokuar nga dëbora, 4 pacientë marrin shërbimin e dializës në Spitalin e Gjirokastrës (FOTO)

4 qytetarë nga Këlcyra dhe Përmeti janë transportuar me urgjencë me autoambulancë dhe kanë marrë në kohë shërbimin jetik të dializës në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Ky rast është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Për shkak të reshjeve të dëborës Gjirokastra ka shpallur gjendjen e emergjencës, por stafi i spitalit dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në gadishmëri për të përballuar të gjitha rastet emergjente që mund paraqiten në zonat e prekura nga dëbora.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!