VIDEO/ Aksident në Gjirokastër, përplasen dy makina pranë “Gërhotit”

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë varrezave të dëshmorëve në rrugën nacionale. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Pas përplasjes shofët kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin. Dyshohet se shkak i aksidentit kanë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Policia ka nisur hetimet per ngjarjen.