Dita ndërkombëtare kundër Hiv/Aids, më pak të infektuar në 2014

147813Data 1 dhjetor përkon me ditën ndërkombëtare për mbrotjen kundër sëmundjes vdekjeprurëse të  shekullit Hiv/Aids. Për këtë vit raportohen 75 raste të reja me HIV/AIDS  dhe në  total numri arrin në  775. Numrin më të madh të të prekurve për këtë vit e përbëjnë meshkujt,  por rritje ka pësuar edhe numri i femrave.  Sipas statistikave më të prekur ka në zonat rurale. Gjithashtu  këtë vit shënohen rreth 5 raste të fëmijëve ku katër prej tyre e kanë marrë nga nënat. Nëpërmjet një marshimi Kryqi i Kuq Shqiptar ka sensiblizuar qytetarët dhe i ka informuar rreth sëmundjes duke shpërndarë broshura dhe kondom. 

Sipas statistikave të një viti më parë në vendin tonë është rritur numri i të prekurve duke shënuar edhe vitin me më tepër të prekur. Sipas raporteve tregohet se grupmosha më e prekur është  nga 25 deri ne 45 vjec, 8.9% te rasteve qe rezultojne te prekur nga HIV/AIDS ti perkasin moshave nga 16 deri ne 24 vjec.  

Vitet e fundit ndërgjegjësimi dhe infomacioni për këtë sëmundje është rritur duke kryer aktivitete të shumta, sidomos në shkollat  e  mesme. 

Prej 20 vjetëh nga 93 kur në vendin tonë u zbulua edhe rasti i parë me virusin HIV në Shqipëri janë rreth 671 persona të diagnostikuar ndersa 118 persona kanë humbur jetën. Hiv/Aids është një virus i cili sulmon sistemin imunitar, sistemin natyral të mbrojtjes së trupit. Pa një sistem të fortë imuniteti trupi gjen vështirësi në luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Ky virus dhe ky infeksion i krijuar quhet ndryshe HIV. 1 dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës. E vendosur në vitin 1988, Dita Botërore kundër Sidës është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!