Viti 2015, Lazarati u ndriçua vetëm nga …fishekzjarret

july-4th-fireworks-displayMbrëmë në momentin e ndërrimit të viteve, po të hidhje vështrimin në Lazarat të bënte përshtypje dicka. Në ndryshim nga vitet e shkuara, kur lazaratasit kremtonin ardhjen e vitit të ri edhe me të shtëna armësh, sivjet kishte thjesht fishekzjarre.

Qielli i fshatit të famshëm ndërkombëtarisht për shkak të kultivimit të kanabisit, mbrëmë u ndriçua vetëm nga fishekzjarret, ndërsa vitet e tjera fishekët gjurmlënës shiheshin me sy të lirë nga Libohova, Gjirokastra e Dropulli.

Pas operacionit të policisë në fillim të verës, Lazarati nuk është më si më parë, nuk është më fshati “rebel” që ishim mësuar të shihnim. Policia është prezente në fshat gjatë gjithë kohës, ndërsa banorët kanë nisur të jetojnë një realitet të ri.