Ja 61 karburantet që abuzojnë me cilësinë dhe sasinë (lista)
January 22, 2015
61 karburante janë gjobitur nga Inspektoriati Qendror Teknik vetëm përgjatë muajve nëntor dhe dhjetor, çka hap një tjetër debat për cilësinë e naftës.
Nga kontrollet e bëra, janë konstatuar raste të mungesës së dokumentacionit që tregon origjinën e produktit, por ka edhe mjaft subjekte, të cilat janë kapur duke mashtruar konsumatorin me cilësinë.
Inspektorati i cilësisë ka publikuar dhe listën me emrat e karburanteve që bëjnë këto shkelje dhe vjedhin konsumatorin si dhe ka marrë masa në vendosjen e gjobave për të gjithë.
Emrat tregojnë se janë vendosur gjoba në të gjithë vendin, gjë e cila ngre pikëpyetje të shumta në sigurinë e naftës që blemë. Gjobat variojnë nga 150 mijë lekë të rinj e deri në 1.5 milion lekë.