A keni emrin në listën e zgjedhësve? Kontrollojeni këtu!

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar Listën Përfundimtare të Zgjedhësve për zgjedhjet e përgjithshme të datës 18 Qershor 2017.

Të drejtën e votës e kanë 3.451.896 shtetas. Ndër ta, 136.239 zgjedhës votojnë për herë të parë.  51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.

Në listën përfundimtare për zgjedhjet e 18 Qershorit 2017 janë 1.489 persona që kanë mbushur moshën 100 vjeç, të bllokuar në listën e zgjedhësve me metoda informatike.

KËTU  mund të kerkoni emrin tuaj si votues në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017.