Absurditeti me rrogat, 5 sanitare në spitalin e Gjirokastrës paguhen me mbi 1 milion lekë në muaj

Në databazën e publikuar me pagat e muajit prill 2021 tregon edhe absurditete të tjera me nivelin e pagave në Shqipëri në institucione të ndryshme. Në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, rezultojnë 5 sanitare me rrogë tejet të lartë krahasuar me koleget e tjera në të njëjtin pozicion, por edhe me mjekët dhe infermierët në disa raste. Një prej tyre e ka rrogën 1 milion e 114 mijë lekë të vjetra. Katër të tjerat e kanë gjithashtu mbi 1 milion lekë të vjetra në muaj. Argjirolajm.net për disa prej tyre verifikoi edhe databazën me të dhënat e muajit janar, për të parë mos kishte ndonjë gabim. Por rezultoi se paga ishte e njëjtë, sërish mbi 1 milionë lekë të vjetra në muaj. Është e paqartë shkalla e vështirësisë së tyre në punë dhe pse kanë një nivel të tillë page, që nuk e kanë as disa mjekë e infermierë nëse sheh me vëmendje listëpagesën e spitalit “Omer Nishani”./ argjirolajm.net