Aeroporti i Gjirokstres vetem ne leter, i Kukesit gati per t’u vene ne pune

 Aeroporti i Gjirokstres vetem ne leter, i Kukesit gati per t’u vene ne pune

imagesBëhet gati për t’u vënë në punë Aeroporti i Kukësit. Në një udhëzim të përbashkët, i firmosur nga ministri i Financës, Shkëlqim Cani, dhe ai i Transporteve, Edmond Haxhinasto përcakton se administrimi i Aeroportit të Kukësit i kalon Aviacionit Civil. Ky udhëzim është firmosur në Fletoren Zyrtare ku përcakton se “Deri në vënien në punë të Aeroportit të Kukësit, Autoriteti i Aviacionit Civil, (person juridik publik jobuxhetor) do të përballojë shpenzimet e administrimit të tij nga fondet e veta të programuara”.

Ndërtimi i Aeroportit të Kukësit nisi në muajin maj të vitit 2002 dhe përfundoi pak vjet më vonë. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarësh, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri pesë aeroplanë. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.

Vënia në punë e këtij aeroporti është kërkuar disa herë edhe nga pala kosovare nëpërmjet zëvendëskryeministrit në detyrë Behgjet Pacolli, pasi zhvillimi i tij do t’i jepte ndihmë ekonomisë në të dyja anët e kufirit.

Nderkohe ende nuk ka nje vendim konkret per aeroportin e Gjirokastres, edhe pse eshte kerkuar disa here ndertimi dhe funsionalizimi i tij. Disa here eshte premtuar nga zyrtare te larte ndertimi i ketij aeroporti, i cili do t’i jepte nje dimension tjeter zhvillimit te turizmit ne jug te vendit.

 

Libohova Online