Aftësitë dixhitale dhe punësimi, trajnohen rreth 50 të rinj në Gjirokastër, Libohovë, Sarandë dhe Konispol (FOTO)

Rreth 50 të rinj janë trajnuar në Gjirokastër, Libohovë, Sarandë dhe Konispol për aftësitë e tyre dixhitale në profilet Grafik Dizajn, Marketing Dixhital dhe Programim në Python. Trajnimi është zhvilluar nga Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm në bashkëpunim (A.S.D.O) në partneritet me Qendrën STEM Hub me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (MSHRF)

Të rinjtë kanë përfituar gjithashtu edhe këshillim karriere në fushën e ICT për t’u ndërlidhur me kompani ndërkombëtare që ofrojnë vende pune në disa profile të ndryshme. Seria e trajnimeve në kuadër të këtij projekti po zhvillohet në 5 qytete: Shkodër, Korçë, Tiranë, Sarandë dhe Gjirokastër.

Objektivat e përgjithshme të projektit:

Objektivi i parë Nxitja e inovacionit rinor dhe aftësive digjitale të shekullit 21 tek të rinjtë.

Objektivi i dytë Mbështetja e këshillimit në karrierë dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës.

Rezultat specifike të projektit:

Rezultati i parë: Rritja e kapaciteteve të të rinjve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet trajnimeve me certifikata të licensuara, të vlefshme për punësim.

Rezultati i dytë: Mundësimi i kontakteve të drejtpërdrejta të të rinjve me tregun e punës nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit mes të rinjve dhe sektorit privat.

Rezultati i tretë: Rritja e kapaciteteve të bizneseve bashkëpunëtore në projekt në drejtim të aftësive digjitale dhe praktikave të qëndrueshmërisë.

Rezultati i katërt: Sigurimi i përfaqësisë të barabartë dhe të drejtë mes djemve dhe vajzave pjesëmarrës në projekt.