Aksi Sarandë-Gjirokastër, aksident i rëndë në Bistricë (FOTO)

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër, pranë hidrocentralit të Bistricës.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në kanal siç duket edhe në foto. Për momentin nuk ka të dhëna të tjera rreth këtij aksidenti, por dyshohet për viktima

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këta rast. Dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara dhe terreni i rrëshqitshëm kanë shkaktuar këtë aksident.

Për shumë minuta rruga ka qenë e bllokuar. Ky aks përballet me një trafik të rënduar gjatë sezonit turistik.

010203