Aksi Sofratikë-Libohovë, makina e Policisë Rrugore lëviz…pa zinxhirë

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që ranë një ditë më parë, në shumë prej akseve rrugore të Gjirokastrës mund të qarkullohet vetëm duke përdorur zinxhirët në gomat e automjetit.

Policia Rrugore madje i ka këshilluar shoferët të mos dalin në rrugë pa zinxhirë.

Por ndërkohë vetë punonjësit e policisë duket se nuk i marrin shumë seriozisht rregullat.

Automjeti që shihni në foto qarkullonte sot në aksin rrugor Sofratikë-Libohovë, por pa përdorur zinxhirë, edhe pse prania e dëborës në rrugë ishte e konsiderueshme.