Aksident i rëndë në Muzinë, makina përmbyset pas përplasjes me bordurat (FOTO)

benzi-1_1464020061-9925142Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Muzinë të Sarandës.

Sipas raportuesit, një automjet tip Benz është përplasur me malin pasi ka humbur kontrollin teksa po ecte me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur para disa minutash, por nuk dihet se sa persona ka qenë brenda në automjet pasi të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital nga ambulance, raporton Jeta osh qef.

Në foto duken njollat e gjakut nga përplasja e fuqishme e automjetit me malin, ndërsa nuk dihet nëse ka viktima.