Aksident me dy të plagosur, arrestohet 41-vjeçari nga Libohova

Lazarat policiaNga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç, 41 vjeç, banues në  Libohovë.

Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i N.SH.N” në lagjen ‘’Zinxhira’’, ka qënë duke drejtuar mjetin tip ‘’Benz’’ me targa FR 6300 B  në gjendje të dehur.

Si pasojë e kësaj është përplasur me mjetin tip ‘’Benz’’ me targ AA 430 HY, që drejtohej  nga shtetasi P.T 22 vjeç, banues në fshatin Lazarat. 

Nga ky aksident mbetën të dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në mjetin me targa FR 6300 B shtetasit :

P.S , 49 vjeç , banues në Libohovë

H.R ,49 vjeç , banues në Libohovë

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale ’’Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’’ dhe ‘’Drejtim automjeti në gjendje të dehur’’ të parashikuar nga nenet  290 , 291  të Kodit  Penal.