Aksident me vdekje në Dervician, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavie, në afërsi të fshatit Dervician. Siç njofton policia, një automjet ka aksidentuar për vdekje shtetasin A.Q, 87 vjeç, banues në Sarandë.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër për veprime të mëtejshme.