Aksident, në gjendje të rëndë 46-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj.

Të dhënat e para thonë se automjeti me targë AA315 DR ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

I aksidentuari është 46-vjeçari Gani Gashi. Ai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimin për ngjarjen.