Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga pranë ish repartit në Gërhot

Një aksident automobilistik ka ndodhur një ditë më parë në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak Gërhot.

Automjeti tip ‘Ford Focus’ i drejtuar nga shtetasi Kozma Ndreu, 57 vjeç, banues në fshatin Humelicë, ka dalë nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin.

Për pasojë është dëmtuar vetë shoferi dhe dy pasagjerët K.K dhe B.K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të shoferit, Kozma Ndreu.