Aksident në Gjirokastër, mes 4 të plagosurve edhe një shtetas italian (FOTO)

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Gjirokastër. Policia njofton se në aksin nacional Gjirokastër – Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ka dalë nga rruga mjeti autoveturë, tip Fiat me targa italiane ES 440 CA, me drejtues shtetasin Italian M.P, 20 vjeç, banues në Bari.

Në mjet ndodheshin edhe tre shtetas shqiptarë, përkatësisht M.S, 17 vjeç, Xh.S, 20 vjeç dhe F.Gj 19 vjeç të tre banues në Tiranë. Shetasit u shoqëruan në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, me dëmtime të lehta, të cilët ndodhen nën kontrollin e mjekëve, për momentin janë jashtë rrezikut për jetën. Nga grupi hetimor po kryhen veprimet për përcaktimet e shkakut të këtij aksidenti.