Aksident në Gjirokastër, plagoset një grua

Një aksident rrugor u shënua sot në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Burime të ArgjiroLajm.net nga policia e Gjirokastrës thonë se e plagosur ka mbetur një grua. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i saj nuk dhe i shkaktarit të aksidentit nuk dihen ende.

Ngjarja ka ndodhur përballë ish-fabrikës së lëkurë këpucëve në Gjirokastër.  Një mjet në lëvizje ka goditur një tjetër të parkuar brenda të cilit ishte gruaja. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe terrenit të rrëshqitshëm nga reshjet e shiut, si dhe nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit.