Aksident në Gjirokastër, plagoset rëndë një grua nga Lazarati

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër–Kordhocë, në vendin e quajtur “N.SH.N”. Sipas policisë, shtetasi B. Ç, 52 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l, ka goditur shtetasen L.G, 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar. Policia ka kryer arrestimin e shoferit, ndërssa cështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.