Aksident në Levan-Tepelenë, humb jetën 23 vjeçari nga Gjirokastra
September 8, 2016
Gazmir Meçaj quhej 23 vjeçari që humbi jetën natën e kaluar në një aksident në rrugën Levan-Tepelenë.
Makina tip Mercedes Benz u përplas me bordurat pasi rrëshqiti për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lagështirës në rrugë.
Mjeti vinte nga Tepelena dhe humbi kontrollin në afërsi të fshatit Buzëmadh. Në mjet udhëtonin tre të rinj nga Gjirokastra.
Gazmir Meçaj ka vdekur në vend, ndërsa Graciano Meçaj dhe Orges Boraj janë plagosur rëndë.