Aksident në Levan-Tepelenë, plagoset 45-vjeçari, bllokohet rruga në njërin krah

aksident4Një person ka mbetur i plagosur pas një aksidenti automobilistik në të cilin u përfshinë dy automjete që u përplasën me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, kur mjeti BMË X5 është përplasur me mjetin Golf 2, duke sjellë plagosjen e njërit prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht Dritan Braka 45 vjeç.

Fatmirësisht në këtë aksident nuk janë shënuar viktima, ndërkohë që rruga është bllokuar në njërin krah në drejtim të Tepelenës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivë të policisë, të cilët kanë nisur hetimet e ngjarjes dhe po mbajnë nën kontroll edhe qarkullimin e automjeteve.