Aksident në Nepravishtë, përplaset me makinë një i moshuar, ndodhet në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në rrugën Nepravishtë Libohovë.

Siç njofton policia e Gjirokastrës, shtetasi N. Ç, vjeç 32 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ ka goditur një të moshuar, i cili po dilte nga shtëpia me mjet bujqësor tip freze.

69-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa policia ka referuar në Prokurori procedimin penal ndaj shkaktarit të aksidentit. Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë Gjirokastër.

Më datë 01.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin N. Ç, vjeç 32, banues në fshatin Nepravishtë, pasi më datë 31.08.2017, rreth orës 10:00, në rrugën Nepravishtë-Libohovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet bujqësor “Zetor”, i drejtuar nga B.P, vjeç 69, banues në Nepravishtë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.