Aksident në Përmet, humb jetën 24-vjeçari

policiaNjë 24-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Përmet-Këlcyrë.

Makina tip Opel me të cilën udhëtonte i vetëm Enea Pasho ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ura në dalje të fshatit Piskovë.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje, nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që i morën jetën të riut.