Aksident ne Sofratike, dy te vdekur dhe dy te plagosur

aksident1Dy turiste polake kanë humbur jetën pak minuta më parë në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, prane fshatit Sofratike.

Në brendësi të automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën ka rënë në pjesën e poshtme të aksit rrugor, kanë qenë 4 persona.

Dy turistet që kanë humbur jetën janë identifikuar si Magdalena Maria Furtak, e vitlindjes 1982 si dhe Monika Liszka e vitlindjes 1978. Mes tyre, ka qenë edhe një fëmijë i moshës 9 vjeçare si dhe shoferi nga
Shkodra i identifikuar si Hajredin Qyshka, i cili drejtonte mjetin tip Ford, me targa Sh 84 38 E.

Ata janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy turistet polake mendohet se kanë ndërruar jetë në mëyrë të menjëhershme dhe ka qenë e panevojshme ndihma e dhënë nga bluzat e bardha.

Policia ka mbëritur në vendgjarje dhe është duke hetuar mbi shkaqet e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të tij.