Aksident në Virua, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.
Një makinë tip Benz me targa AA976OX, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, duke bërë që drejtuesi i mjetit të gjejë vdekjen, ndërsa një person që udhëtonte me të, të plagosej rëndë. Viktima është drejtuesi mjetit B.B, 32 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, nga rënia e mjetit që shikoni në foto.
Në këtë mjet udhëtonte dhe Saimir Lushaj, 24 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është shoqëruar në spitalin Gjirokastër në gjendje të rëndë.
Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit mbi makinë, por edhe prej mjegullës dhe lagështirës në rrugë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit