Aksident në zonën muzeale të Gjirokastrës, plagoset turistja angleze

Një aksident ka ndodhur në zonën muzeale të Gjirokastrës. Policia njofton se e plagosur ka mbetur një turiste angleze.

Njoftimi paraprak për ngjarjen

Njoftohemi se në zonën muzeale, lagja “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin C.L(Shtetas Spanjoll), 26 vjeç, ka goditur kalimtaren shtetasen J.S(Shtetase Angleze), 32 vjeçe.

Për pasojë shtetasia J.S. është dëmtuar në këmbë, e cila është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër për mjekim.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbarjen e plotë të ngjarjes.