Aksident te “Ura e Kardhiqit”, makina përplas për vdekje këmbësorin

Njoftohemi se në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, Gjirokastër, mjeti tip “Skoda”, me targa AA 591 KS, me drejtues shtetasin Leonard Matushaj, ka goditur një shtetas (këmbësor) , i cili  ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet policore dhe grupi hetimor për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë viktima, momentalisht është e vështirë identifikimi i tij. Ekspertiza pritet të zbardhë më shumë në orët në vijim.