Aksident tragjik në Gjirokastër, 17-vjeçari vdes pasi makina e tij përplaset me pemën (FOTO)

Nje aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në GJirokastër. Viktima është një djalë 17-vjecar i quajtur Myftar Xhebro, lindur në Nivicë të Tepelenës, por banues në Gjirokastër. Makina me të cilën ai lëvizte është përplasur me një pemë pasi doli nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë. Libohova Online sjell foto nga vendi i ngjarjes si dhe njoftimin paraprak të policisë së Gjirokastrës.

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.Xh., 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi).

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.