Aksidentet, policia shton prezencën në rrugët e qarkut Gjirokastër

Policia rrugorePolicia rrugore ka shtuar prezencën në rrugët kryesore të qarkut Gjirokastër, si dhe masat administrative ndaj drejtuesve të mjeteve.

Kjo vjen për shkak të dy aksidenteve që kanë ndodhur ditët e fundit, ku më i rëndi me tre viktima ndodhi pranë fshatit Mashkullor.

Artan Targaj, specialist në njësinë e qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, thotë për Channel 7 se vetëm në pak orë janë vendosur 15 masa administrative për parakalim të gabuar.

Targaj i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të repsektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për vete në radhë të parë dhe për kedo që është përdorues i rrugës.

Brenda 10 ditëve nga aksidentet rrugore në Gjirokastër kanë humbur jetën 3 vetë dhe janë plagosur 14 të tjerë. Shqipëria vijon të mbetet një prej vendeve me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore.