Aksidenti te “Uji i Ftohtë”, lirohet nga burgu shoferi i autobusit
September 30, 2016
Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi sot në Gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë për Ilia Silos, shoferi i autobusit të linjës Tiranë-Athinë që u aksidentua te “Uji i Ftohtë”.
Kërkesa e organit të akuzës erdhi pasi nga aktet e ekspertimit të kryera nga grupi i ekspertëve gjatë këtyre ditëve, dolën dëmtime në shëndet të pasagjerëve, në nivele të parëndësishme.
Shkaku i aksidentit sipas vlerësimit të grupit të ekspertëve, ka qenë terreni i rëshqitshëm dhe shpejtësia e autobuzit mbi normën e lejuar.
Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke e liruar shoferin. Ndaj tij u caktua masa “detyrim paraqitje” deri në përfundim të procesit gjyqësor. Nga aksidenti i datës 24 shtator pati dhjetra pasagjerë të lënduar