Aksidenti tragjik, ndërron jetë 11-vjeçari nga Gjirokastra

Një 11-vjeçar ndërrroi jetë në spitalin e Traumës këtë të mërkurë. I mituri Seldi.P, u përplas një ditë më parë vendin e quajtur “Ura e Çapos” në Gjirokastër. Ai nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, pavarësisht ndihmës mjekësore. Pas aksidentit, efektivët vunë në pranga shoferin 45-vjeçar nga Saranda.

Njoftimi i policise per arrestimin e shoferit 

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç. Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.