Aksidenti tragjik, tërhiqen nga morgu trupat e viktimave. 9-vjeçari në gjendje të mirë

spitali-rajonal-shkoderFëmija 9-vjeçar që i mbijetoi aksidentit tragjik të një ditë më parë pranë fshatit Sofratikë, është marrë sot prej të afërme të tij, ndërkohë që trupat e pajetë të dy turisteve polake janë tërhequr mesditën e sotme nga morgu i spitalit rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër. Sipas mjekëve, fëmija ishte i traumatizuar nga ngjarja e rëndë, por klikinisht ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Atij i janë kryer të gjitha ekzaminimet (skaner, grafi, skopi, eko etj), nga të cilat s’ka rezultuar gjë serioze për shëndetin e të miturit, ndaj s’është parë më e nevojshme mbajtja e tij në spital.

Sipas policisë lokale automjeti në të cilin udhëtonin 4 persona, mes tyre edhe fëmija 9 vjeçar i njërës prej viktimave, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetaset polake që janë identifikuar si Magdalena Maria Furtak 32 vjeçe dhe Monika Liszka 36 vjeçe. Mjeku Shefqet Latifi ka sqaruar se shtetësja Magdalena Maria Furtak 32 vjeçe ka humbur jetën në vend si pasojë e hemoragjisë së brendshme, ndërsa 36 vjeçarja Monika Liszka nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda megjithë ndihmën e parë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.

Dy turistet po ktheheshin nga Vlora për në Tiranë gjatë një turi udhëtimi në Shqipëri, por aksidenti i mbrëmshëm ka qenë fatal për to. Shoferi shkodran Hajredin Qyshka pas marrjes së ndihmës së parë është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.

 

 

Libohova Online