Aksidentohen dy gra ta fabrika e kruasanëve në Dropull, një në gjendje të rëndë

Një aksident në punë ka ndodhur mesnatën e kaluar në Dropull. Argjirolajm.net mëson se të plagosura kanë mbetur dy gra. Ngjarja ndodhi teksa gratë po pastronin fasadën e një prej godinave të një kompanie të prodhimit të kruasanëve. Në mënyrë të pashpjegueshme ishte improvizuar një vinç me një kovë sipër së cilës po qëndronin gratë. Por befas kova shkëputet dhe gratë rrëzohen nga një lartësi rreth 15 metra. Ato janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”. Mësohet se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende nëse Policia e Gjirokastrës apo Prokuroria kanë nisur hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik në punë./argjirolajm.net