Aksidentohet minibusi me turistë, 6 të plagosur

tmp_21858-bus81069375935Një minibus me të cilin udhëtonin turistë të huaj është aksidentuar në hyrje të Tepelenës.

Mjeti me targa AA 520 NA doli nga rruga mëngjesin e sotëm, duke bërë që gjashtë nga turistët të pësojnë lëndime trupore.

Mësohet se mjeti në të cilin ndodheshin rreth 20 turistë, drejtohej nga 46- vjeçari nga Fieri, Arben Lame, i cili mendohet jetë përgjumur duke bërë që të humbasë kontrollin mbi mjet dhe të përplaset me anën e sipërme të rrugës, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta gjashtë turistë.

Të aksidentuarit janë S.K., 6 vjeçe, banuese në SHBA, A.F., 66 vjeç dhe R.F., 79 vjeç banues në Tirinad-Tabako të dy këta shtetas ndodhen në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Krahas tyre janë plagosur dhe M.H.,70 vjeçe banuese në SHBA, J. H., 63 vjeç, dhe R.P., 64 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Gjirokastrës, me dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht uniformat blu po hetojnë për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit, ndërsa u bë arrestimi i drejtuesit të minibusit.